Elliott hap thesin, Milan transferon dy yje për 40 milionë euro

Milani sonte do të përballet me Juventusin me fillim prej orës 2045.

Rosonerët gjenden në krye të tabelës në Serie A dhe synojnë ta thellojnë diferencën me Juventusin, por edhe të shkëputen nga Interi.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se objektivi kryesorë i Milanit për këtë merkato është transferimi i Mohamed Simakan.

Por Rosonerët janë duke menduar edhe për vijën e sulmit dhe kanë piketuar dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Gianluca Scamaccan dhe Mattia Zaccagni. Scamacca po shkëlqen te Genoa këtë sezon duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje të luajtura.

Maldini e sheh 22-vjeçarin si pasuesin ideal të Ibrahimovic dhe Rosonerët do të tentojnë transferimin e tij në merkaton e verës.

Vlera e Scamaccas është 20 milionë euro dhe Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Genoa.

Zaccagni nga ana tjetër gjithashtu shihet si pasuesi ideal i Calhanoglus dhe për shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 20 milionë euro.

Milan do të nis bisedimet me Genoan dhe Veronan, Rosonerët do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e dyshes këtë merkato, ndërsa Scamacca dhe Zaccagni do të transferohen në San Siro verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here