Bombë, Juventus transferon yllin e Barcelonës!

Juventus gjatë merkatos verore pritet të jetë shumë aktive dhe një transferim i madh mund të arrihet falë ndihmës së mbrojtësi të saj, Matthijs de Ligt.

Frenkie de Jong ka shumë mundësi që të largohet nga Barcelona gjatë verës për shkak të problemeve të mëdha financiare dhe deri më tash e vetme në garë për të ishte Bayern Munich por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Juventus tashmë ka hyrë në këtë garë të nxehtë për holandezin dhe përveç marrëdhënieve të shkëlqyera qëndron edhe De Ligt.

Mbrojtësi ka një raport thuajse vëllazëror me mesfushorin e katalanasve dhe kjo pritet të jetë pika e kthesës pasi ai ka mundësinë të bindë atë të transferohet në Torino dhe të injorojë ofertën e bavarezëve.

Vlera e tij aktualisht është rreth 65 milionë euro, shumë kjo që pritet të grumbullohet nga skuadra e Agnellit pasi pritet largimi i disa futbollistëve gjatë janarit dhe merkatos verore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here