Transferim i madh, Di Maria në Serie A!

Angel Di Maria këtë janar sipas të gjitha mundësive do të lërë Paris Saint Germain dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Serie A, gjegjësisht tek skuadra e Juventusit.

Siç raporton ‘France football’, kontrata e tij skadon në qershor dhe një mundësi të tillë nuk ka ndërmend që ta lëshojë drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici.

I mbështetur nga Jorge Mendes, argjentinasi 32 vjeçar mund të bëjë kthesën e madhe në karrierën e tij duke u transferuar tek skuadra e madhe italiane e cila udhëhiqet nga Andrea Agnelli.

Periudha e transferimit më së voni mund të shtyhet deri në qershor kur skadon kontrata e tij por drejtuesit e skuadrës franceze mund ta largojnë atë edhe këtë muaj për të fituar një shumë të caktuar parash.

Di Maria nuk ka më vend në PSG pasi trajneri i ri Mauricio Pochettino është duke kompletuar një skuadër tërësisht të re dhe argjentinasi nuk bën pjesë në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here