Paredes, prioritet i Interit!

Skuadra e Interit ka piketuar tashmë disa emra që do të jenë objektivë të saj dhe njëri ndër ta është edhe Leandro Paredes, raporton kështu Gazzetta dello Sport.

Por për të arritur një transferim të tillë Inter më parë duhet që të shesë mesfushorin e saj, Christian Eriksen i cili po pret vendimin final nga drejtuesit e skuadrës për tu larguar.

Danezi mund të largohet edhe gjatë kësaj merkatoje ku në garë për të është rikthyer ish skuadra e tij, Tottenham Hotspur, skuadër me të cilën arriti një formë të jashtëzakonshme.

Paredes nga ana tjetër është një mesfushor i cili nuk ka një të ardhme tek Paris Saint Germain dhe largimi duket zgjidhja e vetme për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here