Rossonerët vazhdojnë të kryesojnë garën për të fituar titullin e Serie A këtë sezon dhe pas fitores 2-0 ndaj Torinos tashmë kanë diferencë 3 pikë ndaj Interit të vendit të dytë.
Ky fakt vetëm sa po e motivon më shumë skuadrën kuqezi dhe Paolo Maldini tashmë është gati për të ndërhyrë në merkato ku po synohen plot 3 transferime për ti dhënë ‘injeksionin’ skuadrës së tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Skuadra e Piolit pavarësisht vështirësive ekonomike nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe në merkato pasi vendi i parë në Itali duket më i arritshëm se kurrë këtë sezon.
Në qendër të mbrojtjes pritet transferimi i Mohamed Simakan ku për transferimin e tij është vënë në dispozicion një buxhet prej 14 milionë eurosh.
Emrat tjerë janë ata të Souahilo Meite dhe Gianluca Scamacca ku ky i fundit vlerësohet me një çmim prej 25 milionë eurosh, shifër kjo që Rossonerët janë të gatshëm ta investojnë për të.