Conte pushohet nga puna, ja emri i ri!

Inter me të vërtetë është njëra prej skuadrave të para në Itali mirëpo tensioni në mes të Antonio Contes dhe kryesisë së klubit mbetet akoma shumë i lartë.

Në fund të këtij sezoni divorci mes të dy palëve duket se do të jetë i paevitueshëm.

Mirëpo kur deri para disa javësh kishim vetëm emrin e Massimiliano Allegrit tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi për stolin e Neroazzurëve është rritur ndjeshëm konkurenca me emrin e ri të përmendur.

Tashmë në skenë ka hyrë edhe Diego Simeone i cili momentalisht është duke udhëhequr Atletico Madridin mirëpo mund të bëjë një ndryshim në karrierën e tij pasi shumë vitesh në Wanda Metropolitano.

Por Allegri mbetet prapë në kërkim të një skuadre të madhe dhe raportet e tij me Beppe Marotta janë shumë të afërta dhe ai mbetet përsëri favorit për të marrë këtë post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here