Calhanoglu lë Milanin por jo Serie A!

Hakan Calhanoglu pritet që të jetë surpriza më e madhe e këtij janari pasi largimi i tij do të shkaktojë një tërmet të madh në botën e futbollit italian.

Kjo për arsyen se futbollisti i Milanit aktualisht nuk ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë dhe mediat në Itali raportojnë se Juventusi ka bërë gati një ofertë të majme për të ku do të bindë turkun të transferohet tek rivalët e urryer të Rossonerëve.

Calhanoglu po kërkon një pagë më të lartë ndërkohë që Milan nuk ka mundësi që ti ofrojë një ofertë më të madhe se 3,5 milionë eurosh, shifër kjo që nuk e bindë aspak mesfushorin.

Nga ana tjetër Zonja e Vjetër po përgatitë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon për të që besohet se do të jetë e mjaftueshme për të bindur atë të largohet nga San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here