Roma synon largimin e 3 futbollistëve!

Roma po shpreson që të krijojë hapësira të reja në skuadër dhe të ngrisë fonde të reja me anë të shitjes së disa futbollistëve të saj, raporton Calciomercato.

Skuadra nga kryeqyteti synon shitjen e Javier Pastores, Juan Jesus dhe Federico Fazios gjatë muajit janar.

Pastore i cili aktualisht është i lënduar merr një pagë prej plot 4,5 milionë eurosh dhe nuk bën më pjesë në planet e klubit ndërsa paga e Jesus është rreth 2,2 milionë euro dhe ka një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni.

Fazio nga ana tjetër mund të largohet për arsye se kërkon një pagë më të madhe dhe një gjë të tillë nuk është në gjendje që tja ofrojë Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here