Mesfushori holandez i Manchester United, Donny van de Beek është shumë pranë largimit nga Premier League dhe karrierën do ta vazhdojë me shumë mundësi në Serie A tek skuadra e Interit.
Këtë gjë e ka miratuar edhe vetë Antonio Conte ndërkohë që në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe Christian Eriksen për të ulur çmimin e tij.
Situata ekonomike e Interit nuk le shumë vend për dëshira në merkato kështu që përfshirja e Eriksen në merkato duket se është e detyrueshme dhe një huazim deri në muajin qershor mund të funksionalizohet.
Holandezi gjithashtu pritet që të jetë një opsion më i lirë sesa ai i danezit për shkak se paga e tij pritet të jetë disa milionë euro më pak sesa që merr Eriksen tek Neroazzurët.