Mario Mandzukic pranë rikthimit në Itali.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Milan synon transferimin e Mario Mandzukic.
Sulmuesi kroat është futbollist i lirë dhe Rosonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e tij.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e shohin 34-vjeçarin si një përforcim ideal.
Mandzukic ka luajtur në Serie A me Juventusit dhe me fanellën e Biankonerëve ka shënuar 44 gola në 162 ndeshje të luajtura.
Te Milani besojnë se Mandzukic mund të kontribojë për skuadrën, ndërsa marrëveshja pritet të arrihet ditët në vijim.