Revolucion te Interi, Suning ia shet klubin kompanisë 23 miliardë dollarëshe

Ashtu edhe siç është raportuar ditët e fundit, Inter është në krizë financiare, pagat e lojtarëve nuk janë paguar dhe Suning ka vendosur që ta nxjerr klubin në shitje.

Suning dëshiron të shesë 51% e aksioneve, ndërsa interesim serioz për blerjen e Interit ka shfaqur BC Partners nga Britania.

BC Partners është një kompani investimi që ka nën pronësi asete prej 23 miliardë dollarëve dhe janë të gatshëm që të futen edhe në biznesin e futbollit.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Beppe Marotta. Për momentin BC Partners është duke studiuar situatën financiare në klub dhe nëse gjithçka është në rregull Inter do të ketë pronarë të rinjë deri në fund të muajit.

Neroaxurët do të përballen nesër me Juventusin me fillim prej orës 20:45.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here