Maldini nuk ndalë dorën, zyrtarizohet blerja e rradhës për Milanin!

Paolo Maldini ka vetëm një synim gjatë këtij janari, ta përforcojë skuadrën e tij sa më shumë që të ketë mundësi për të vazhduar fuqishëm betejën për titullin në Serie A.

Milan tashmë ka arritur një marrëveshje zyrtare me sulmuesin kroat Mario Mandzukic ku ky i fundit do të jetë tek skuadra e Rossonerëve për 18 muajt e ardhshëm dhe kontrata pritet që të nënshkruhet orëve të ardhshme.

Sulmuesi është i gatshëm që ta vërë veten në dispozicion të Piolit pas plot 10 muajve mungesë në fushat e blerta.

Për trajnerin e kuqezinjëve ardhja e sulmuesit kroat është një frymëmarrje për skuadrën e tij pasi tashëm në rast të dëmtimit të Ibrahimovic do të kenë në dispozicion një sulmues që ka të njëjtat karakteristika me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here