Depay në Serie A por jo tek Milani!

Calciomercato me anë të një raporti ka bërë të ditur se tashmë skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Memphis Depay nuk është as Barcelona e as Real Madrid por gjiganti i Serie A, Interi.

Javëve të fundit interesim shumë të madh kishte shfaqur edhe skuadra e Real Madrid por mesa duket Los Blancos do të bëjnë durim deri në fund të këtij sezoni ku pastaj do tentojnë blerje më të mëdha.

Lajme të mira tani po vijnë nga Spanja për Conten dhe Marottan të cilët kanë disa javë që janë vënë në ndjekje të sulmuesit holandez i cili gjatë kësaj vere u kërkua shumë nga Juventusi dhe AC Milan.

Nëse Neroazzurët duan shërbimet e tij atëherë duhet që të veprojnë në mënyrë të shpejtë pasi tashmë kanë mundësinë e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here