Krzysztof Piatek i cili momentalisht është pjesë e skuadrës së Hertha Berlin po mendon për tu rikthyer përsëri në Itali por kësaj rradhe skuadra e interesuar për të është kampioni i Scudettos, Juventusi.
Calciomercato raporton se sulmuesi polak është në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër e cila po kërkon të përforcojë skuadrën pas një gjysme të sezonit që lë për të dëshiruar.
Biankonerët janë duke shqyrtuar njëherë mundësinë e huazimit të tij deri në verë dhe pastaj të blejnë përfundimisht shërbimet e tij.
Emri i tij është lakuar nga shumë skuadra të mëdha italiane si përforcim i mundshëm në janar por mesa duket këtë mundësi do ta shfrytëzojë Zonja e Vjetër.