Juventus dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e yjeve të tyre.
Siç raporton portali i njohur spanjoll Don Balon, Juventus dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin mes Paulo Dybalas dhe Luka Jovic.
Reali do të paguaj edhe 10 milionë euro, pasiqë vlera e Dybalas është më e lartë se ajo e Jovic.
Pirlo synon të krijojë një dyshe në krye të sulmit me Jovic dhe Morata, ndërsa te Reali besojnë se mund ta rikthejnë Dybalan në formën e duhur.
Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe shkëmbimi do të kompletohet në merkaton e janarit.