Mbrojtja, Milan ka gati edhe dy emra për këtë repart!

Merkatoja e Milanit ditëve të ardhshme pritet të jetë shumë e ngjeshur dhe ardhje të reja priten gjithashtu.

Për Paolo Maldini tashmë reparti që duhet përforcuar më së shumti është ai i mbrojtjes ku në mendje ka disa emra të cilët po kërkon që të sillen në San Siro gjatë këtij muaji.

Njëri prej tyre është Fikayo Tomori, qendër-mbrojtësi i skuadrës së Chelseas për të cilin skuadra londineze ka kërkuar hiç më pak se 30 milionë euro por mosha e tij e re premton shumë për të ardhmen.

Ndërsa emri tjetër është ai i Nuno Mendes të Sporting Lisbonës i cili ka kohë që po kërkohet dhe tashmë Rossonerët kanë mundësinë e duhur për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here