Zhvillime dramatike vijnë nga Gjermania ku sot doli lajmi që Douglas Costa ka vendosur për tu rikthyer përsëri në Serie A por kësaj rradhe jo tek Juventus por tek rivalët e Zonjës së Vjetër, AC Milan.
Paratici shpresonte që ta hiqte nga skuadra atë pasi paga e tij kalon 6 milionë euro në sezon dhe tashmë kriza ekonomike mund të detyrojë Zonjën e Vjetër që atë ta shesë tek rivalët kuqezinjë.
Tek Bayern Munich braziliani nuk ka gjetur shumë hapësirë tashmë dhe skuadra gjermane nuk e ka ndërmend që të mbajë atë më shumë në skuadër.
Tashmë duket se ka ardhur momenti i AC Milanit, i cili edhe më herët kishte tentuar transferimin e tij por që nuk kishte pasur sukses mirëpo tashmë situata ka ndryshuar.