Manchester United shpreson të hapë bisedimet për Sanchon në pranverë!

Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga transferimi i Jadon Sanchos dhe sulmin e rradhës pritet që ta nisë në pranverë.

Manchester United po synon tashmë që në pranverë të fillojë zyrtarisht negociatat me Borussia Dortmund për blerjen përfundimtare të sulmuesit anësor anglez, Jados Sancho, raporton Sky Sports.

Djajtë e Kuq kaluan shumë kohë duke negociuar për transferimin e tij gjatë verës së kaluar mirëpo një gjë e tillë rezultoi në një dështim.

Shkaku kryesor për këtë gjë ishte shifra prej më shumë se 100 milionë eurosh që kërkonte skuadra gjermane por një gjë e tillë nuk do të ndodhë më për shkak se çmimi i tij ka rënë ndjeshëm tashmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here