Florentino Perez ka në mendjen e tij një ide të jashtëzakonshme ku mund të jetë e mirëpritur edhe nga skuadra e Interit.
Spanjolli është i gatshëm që ti falë paratë që Inter i detyrohet Real Madridit për shërbimet e Achraf Hakimit dhe ndërkohë është e gatshme të japë edhe 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinezit.
Tashmë ka disa kohë që sulmuesi argjentinas është në shënjestrën e Los Blancos dhe tashmë duket se ka ardhur koha që ai të transferohet në Santiago Bernabeu.
Ky transferim nënkupton gjithashtu që koha e Karim Benzema tek Real Madrid po vjen kah fundi pasi Lautaro pritet të marrë rolin e tij në sulmin e 13 herë kampionëve të Europës.