Takim Agnelli-Perez: Zidane dhe dy yjet e Real tek Zonja e Vjetër!

Gjatë ditës së djeshme mësohet se është mbajtur një takim në mes të Andrea Agnellit dhe presidentit të skuadrës së Real Madrid, Florentino Perez ku është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme.

Andrea Agnelli gjatë takimit me Perez i ka komunikuar kolegut të tij se është shumë i interesuar që në stolin e skuadrës së tij ta sjellë Zinedine Zidane dhe gjithashtu synon transferimin e dyshes madrilene, Isco dhe Marcelo.

Nëse para disa muajve kjo teori dukej e çmendur tashmë Zidane tek Juventus është shumë e mundur që të ndodhë pasi rezultatet e tij me skuadrën madrilene lënë për të dëshiruar.

Nga ana tjetër Marcelo dhe Isco nuk janë aspak të kënaqur me situatën që po kalojnë në Madrid dhe ky me shumë mundësi është sezoni i fundit që po kalojnë në Spanjë dhe Zonja e Vjetër ka muaj që ka shfaqur interesimin për blerjen e dyshes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here