Reali i Madridit mbrëmë u shokua nga skuadra e Ligës së Tretë, Alocyano.
Los Blancos u eleminuan nga Kupa e Mbretit duke u mposhtur 2-1 dhe Zidane ka përfunduar në qendër të kritikave pas eleminimit.
Menjëherë pas ndeshjes u raportua për shkarkimin e Zidane, mirëpo sipas raportimeve të sotshme, Perez ka vendosur që mos ta shkarkojë francezin.
Zidane gëzon besimin e Perez dhe vazhdon të mbetet trajner i Realit edhe përkundër eleminimit të turpshëm.