E bujshme: De Ligt largohet nga Juventus, zbulohet skuadra e re!

Juventus rrezikon ta humbasë Matthijs de Ligt në fund të sezonit.

Don Balon, raporton se Barcelona synon transferimin e De Ligt në merkaton e verës.

Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta synon transferimin e holandezit në Camp Nou në rast se zgjedhet president.

De Ligt nuk ka arritur të bind te Juventusi edhe pse Biankonerët shpenzuan 85 milionë euro për transferimin e tij para një viti.

Laporta ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me agjentin e De Ligt, Mino Raiola, ndërsa në operacion mund të përfshihen edhe lojtarë të tjerë si Griezmann dhe Dembele, shkruan Don Balon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here