Bombë: Di Maria transferohet në janar te gjiganti italian

Argjentinasi pranë transferimit në Serie A.

Siç raporton Calciomercato.com, Inter synon transferimin e Angel Di Marias në merkaton e janarit.

Argjentinasit i skadon kontrata me Parisienët në fund të sezonit dhe ia ka bërë të ditur Leonardos se dëshiron të ndryshojë skuadër.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët do tia ofrojnë PSG-së kartonin e Eriksen në këmbim të Di Marias.

Parisenët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Interit, pasiqë vlera e Di Marias në treg është rreth 30 milionë euro, aq sa ajo e Eriksen.

Di Maria është i hapur për tu transferuar te Interi, pasiqë do të luaj sëbashku me Lautaron.

32-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar pesë gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here