Talenti amerikan, Bryan Reynolds ka arritur një transferim historik për karrierën e tij mirëpo jo tek skuadra e Juventusit siç mendonin të gjithë pasi tashmë do të jetë pjesë e skuadrës së Romës, raporton kështu MLSsoccer.
19 vjeçari që deri më tash kishte qenë pjesë e skuadrës së Dallas arriti tashmë transferimin surprizë për tek skuadra nga kryeqyteti i Italisë, Roma.
Juventus më herët raportohet se kishte arritur një marrëveshe personale me futbollistin mirëpo kjo gjë nuk vlejti aspak për skuadrën amerikane për arsye se Roma ka ofruar një ofertë prej 9 milionë eurosh plus 2 milionë të tjera mund të vijnë në formë të bonuseve.