Juventus nuk ka ndërmend që të kursejë fonde në merkaton e janarit dhe ka vendosur që të hyjë ‘all-in’ gjatë këtij muaji ku tashmë objektivë janë bërë dyshja e Bayern Munich, Joshua Zirkzee dhe Corentin Tolisso, raporton kështu Calciomercato.
Zonja e Vjetër është e dëshpëruar që të firmosë me një sulmues gjatë këtij muaji dhe duket se ky emër do të jetë ai i Zirkzee, i cili nuk po gjen hapësirë në skuadrën e parë të Bayern dhe është i gatshëm për një huazim.
Por Biankonerët janë gjithashtu duke shikuar mundësitë për transferimin e Tolissos i cili u transferua tek bavarezët para 3 viteve dhe tashmë francezi është i gatshëm për një aventurë të re.