Liverpool do të mposhtë Real Madrid në garën për Alaban!

Klopp i gatshëm që të sjellë mbrojtësin austriak në Anfield Road gjatë merkatos së verës.

Jurgen Klopp i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës që të fillojnë një ofenzivë në merkato për të siguruar shërbimet e mbrojtësit David Alaba dhe të shuajnë kështu konkurencën e Real Madrid, siç raporton Don Balon.

Alaba do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovojë më me bavarezët duke bërë kështu garën për të akoma më të ashpër.

28 vjeçari ka zhvilluar bisedime me madrilenët mirëpo nuk ka arritur asnjë marrëveshje duke i rritur shumë shpresat për skuadrën e Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here