Barcelona ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas portalit spanjoll Todo Fichajes, Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e Juan Bernat me kosto zero.
Katalanasit janë në krizë financiare dhe janë në kërkim të lojtarëve që ju skadon kontrata në fund të sezonit.
Kontrata e Bernat me PSG skadon në fund të sezonit dhe 27-vjeçari ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.
Bernat ka luajtur vetëm tre ndeshje këtë sezon te PSG dhe dëshiron largimin nga Parku i Princave.