Dhuratë e veçantë për ditëlindjen e Alex Sandro. Mbrojtësi brazilian në fakt u rikuperua nga Covid-19 dhe kthehet në dispozicion të Juventusit.
“Alex Sandro ka kryer, sipas protokollit, 2 kontrolle me provë molekulare (tampon) për Covid-19 me rezultate negative. Prandaj, lojtari i shëruar nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të izolimit. Ai do të bashkohet me ekipin të mërkurën në mëngjes në JTC”, – njofton klubi bardhezi.
Alex Sandro doli pozitiv më 4 janar, menjëherë pas udhëtimit në “San Siro”, ku luajti titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta. Një tjetër rikuperim shumë i rëndësishëm për Pirlo, i cili, pasi rikuperoi Cuadrado dhe De Ligt, tani ka praktikisht të gjithë skuadrën në dispozicion, përveç Dybala, ende duke luftuar me dëmtimin kolateral të pësuar disa javë më parë.