Mbrojtësi i FC Dallas, Bryan Reynolds është pranë hapit të tij më të madh në karrierë pasi transferimi në Serie A tek Roma duket se është shumë pranë të ndodhë, raporton kështu Sky Sports.
19 vjeçari fillimisht pritet që të vijë në Olimpico në formë huazimi por pastaj Giallorossët do të jenë të detyruar për të blerë shërbimet e tij për një shifër prej rreth 7 milionë eurosh.
Dallas ka përfshirë një përqindje prej 15% në këtë marrëveshje e cila pritet që të kryhet ditëve të ardhshme.