Tottenham në ndjekje të Maksimovic!

Mbrojtësi i Napolit, Nikola Maksimovic është tashmë një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Siç raporton Spazio Napoli, skuadra londineze është duke menduar për një transferim të 29 vjeçarit gjatë këtij afati kalimtar pasi Jose Mourinho është duke kërkuar përforcime për repartin e mbrojtjes.

Maksimovic gjatë këtij sezoni ka hasur në vështirësi për të gjetur një vend titullari pasi deri më tani ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje në Serie A.

Ende nuk dihet shuma e caktuar që do të ofrohet nga londinezët mirëpo nuk pritet që Napoli të kërkojë shumë për transferimin e tij duke marrë parasysh gjendjen ekonomike në të cilën gjenden.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here