Biankonerët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Juventus synon transferimin e Houssem Aouar nga Lyoni para mbylljes së merkatos.
Mediat italiane dhe franceze, raportojnë se Zonja e Vjetër ka nisur bisedimet me Lyonin.
Klubi francez ka kërkuar 55 milionë euro për ta lënë të lirë Aouarin, ndërsa Juventus dëshiron huazimin e tij për 18 muaj me obligim blerjeje për 40 milionë euro.
Marrëveshja duket e vështirë për tu arritur, por drejtuesit e të dy klubeve po punojnë për të gjetur një zgjidhje.