E bujshme: Ter Stegen largohet nga Barcelona për një shifër rekorde

    Lajm bombastik nga Spanja, Marc-Andre Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona.

    Ter Stegen është njëri nga portierët më të mirë dhe është shtylla kryesore te Barcelona në vitet e fundit.

    Gjermani rinovoi kontratën me Blaugranët disa javë më parë deri në vitin 2025, mirëpo mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.

    Barcelona është në krizë të thellë financiare dhe Katalanasit janë duke konsideruar shitjen e tij.

    Vlera e Ter Stegen në treg është rreth 80 milionë euro dhe kjo do ta ndihmonte shumë klubin për të dalë nga kriza.

    Interesim për Ter Stegen kanë shfaqur Bayerni i Mynihut, Juventusi dhe Manchester United.

    Baverezët e shohin 28-vjeçarin si pasuesin ideal të Manuel Neuer dhe konsiderohen favoritë për transferimin e Ter Stegen.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here