Tërmet te Milani: Ja sa ndeshje rrezikon të skualifikohet Ibra pas përplasjes me Lukakun

Përplasje verbale mes Romelu Lukaku-t dhe Zlatan Ibrahimovic në çerekfinalen e Kupës së Italisë të luajtur të martën e kaluar mund të ketë pasoja të rënda për suedezin.

Federata italiane ka bërë të ditur se do të hapë një hetim pas vendimit të gjykatësit sportiv për të mos marrë asnjë masë.

Sipas La Stampa-s, nga ky hetim rrezikon më shumë Ibrahimovic. Sulmuesi i Milan-it, në fakt, ka provokuar kundërshtarin me disa fraza diskriminuese dhe mund të skualifikohet për 10 ndeshje në Kupën e Italisë ose në të gjitha kompeticionet.

Kështu, skualifikimi për një ndeshje mund të përmbyset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here