Joshua Zirkzee po kalon ditët e fundit si futbollist i skuadrën së Bayern Munich pasi e ardhmja e tij duket se është e destinuar të vazhdojë tek skuadra italiane e Parmas.
19 vjeçari holandez është i gatshëm për të ndërruar ambient pasi në një sulm me emra si Lewandowski dhe Choupo-Moting, sigurimi i një vendi në formacionin titullar duket paksa i vështirë për të ndodhur.
Sky Sports raporton se marrëveshje do të arrihet në formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje për një shifër prej 15 milionë eurosh.
Parma në këtë garë mposhti gjithashtu edhe konkurencën e Everton të Carlo Ancelottit.