Maurizio Sarri është shumë pranë rikthimit në Serie A edhe atë prapë tek ish skuadra e tij, Napoli.
Kjo për faktin sepse tashmë një presion i madh është duke u krijuar përreth trajnerit aktual të Napolit, Gennaro Gattuso, shkaku i formës së dobët që ka treguar skuadra javëve të fundit.
Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmërinë e tij për të risjellë në skuadër ish trajnerin e kësaj skuadre, Maurizio Sarri, raporton kështu, CalcioMercato.
Sarri kryeson në listën e dëshirave të presidentit napolitan dhe një marrëveshje mund të arrihet ditëve të ardhshme.