Graziano Pelle ka nënshkruar tashmë një kontratë të re me skuadrën e Parmas që vlen deri në fund të sezonit 2020-2021, raporton kështu gazetari sportiv, Gianluca Di Marzio.
35 vjeçari kishte qenë i disponueshëm në merkato pasi u largua nga skuadra e Shandong Luneng dhe do ti ndihmojë skuadrës italiane për të evituar rënien nga Serie A pasi skuadra e Roberto D’Aversas aktualisht është në vendin e 19-të.
Pelle kërkohej edhe nga disa skuadra tjera italiane por në fund zgjodhi Parman për faktin që tek kjo skuadër do të ndihet më i vlerësuar.