9 nëntorin e kaluar është operuar pas dëmtimit serioz të pësuar në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Betis.
Ansu Fati shpresonte të kthehej për 1/8-at e Champions League dhe të luante të paktën ndeshjen e kthimit, por shpresa e tij për sfidën e dyfishtë kundër PSG duket e pamundur.
Talenti spanjoll duhej të kishte filluar të punonte në fushë prej disa ditësh, por po vazhdon të punojë në pishinë, sipas Sport.