Fabio Paratici është duke punuar shumë që gjatë kësaj vere të arrijë transferimin e Robin Gosens prej skuadrës së Atalantas për anën e majtë të mbrojtjes pozicion ky që deri vonë ruhej për Marcelon por ky i fundit vështirë se do të vijë.
Paratici tashmë ka filluar bisedimet me agjentin e futbollistit.
Dëshira e vet futbollistit është që të vazhdojë karierën tek ndonjë skuadër e madhe italiane për të arritur gjëra më të mëdha në karierën e tij.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe aktualisht tashmë ka një çmim në merkato prej rreth 30 milionë eurosh por me një kontratë pranë skadimit çmimi i tij mbetet i diskutueshëm.