Gara për mbrojtësin, duel Barcelona-Juventus në merkato!

Skuadra e Juventusit ka hedhur sytë kah merkatoja pasi kërkon transferimin edhe të një mbrojtësi tjetër dhe tashmë në skenë ka dalë emri i Thiago Silvas.

Për Allegrin objektivi kryesor mbetet Champions League dhe për këtë arsye duhet të përforcojë repartin mbrojtës për shkak se Chiellini dhe Bonucci janë pranë fundit të karierës ndërkohë që Demiral nuk duket se është në radarët e Pirlos.

Thiago Silva sapo ka filluar një aventurë të re me Chelsean por futbollisti pëlqehet gjithashtu edhe nga Barcelona e cila po kërkon transferimin e tij gjatë kësaj vere.

36 vjeçar ka një moshë të shtyer por përvoja e tij e madhe në Europa dhe forma e mirë fizike ka bërë që të jetë njëri prej mbrojtësve më të kërkuar në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here