Inter mbrëmë nuk arriti ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Juventusit dhe Neroaxurët u eleminuan nga Kupa e Italisë.
Edhe pse në krizë financiare, Neroaxurët kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës dhe kanë piketuar goditjen e madhe.
Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Inter ka nisur bisedimet me Borussia Monchengladbach për transferimin e Florian Neuhaus.
Neuhaus pëlqehet shumë nga Conte pasiqë mund të luaj edhe nga krahu i majtë dhe Neroaxurët do të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e tij.
Inter pritet të arkëtojë të ardhura nga shitja e Eriksen dhe këto para Neroaxurët do ti shfrytëzojnë për ta blerë yllin gjerman.
Neuhaus ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar gjashtë gola si dhe ka bërë gjashtë asistime.