Përderisa në Serie A po zhvillohet një garë shumë e ashpër për titullin kjo gjë nuk po e ndalë skuadrën e Interit që të mendojë për merkaton dhe është pikërisht Paolo Dybala emri që nuk po e lë Marotan ‘rehat’.
Në një situatë të paqartë për të ardhmen e argjentinasit transferimi tek Inter mund të jetë një ‘vetëtimë në qiell të hapur’ pasi deri më tani interesimi për të nuk ka qenë publikisht i shfaqur nga Neroazzurët.
Edhe skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për të mirëpo gjendja e rëndë financiare e Blaugranave ka bërë që këta të fundit të tërhiqen nga kjo garë.
Por për të arritur një transferim të tillë skuadra e Interit duhet që të bëjë një sakrificë financiare pasi Juventus për ta lënë atë të lirë kërkon deri në 60 milionë euro.