RB Leipzig ka vendosur që të aktivizojë opsionin prej 18 milionë eurosh për blerjen përfundimtare të mbrojtësit të Manchester City Angelino, raporton kështu e përditshmja gjermane Kicker.
Spanjolli këtë sezon ishte i huazuar tek gjigantët gjermanë dhe kishte opsionin për transferimin përfundimtar tek kjo skuadër dhe me paraqitjet e tij ka bindur drejtuesit gjermanë për të ndërmarrë këtë vendim.
Julian Nagelsmann ka mbetur tejet i kënaqur nga mbrojtësi i cili tek Citizens nuk arriti të sigurojë një vend titullari tek skuadra e Pep Guardiolës.