Real Madrid është duke planifikuar shitjen përfundimtare të Dani Ceballos tek skuadra e Arsenal gjatë merkatos së kësaj vere.
Mesfushori momentalisht është duke kaluar në sezonin e dytë si i huazuar tek Topçinjtë dhe kjo është mundësia e fundit për skuadrën londineze në qoftë se dëshiron shërbimet e tij.
Kjo për faktin se madrilenët më nuk janë të interesuar për një huazim tjetër pasi siç raporton Ok Diario, madrilenët kërkojnë të arkëtojnë një shumë parash nga shitja e tij.
Los Blancos mësohet se për shitjen e tij kanë vënë një çmim prej 25 milionë eurosh.