Mbrojtësi i Manchester City, Angelino do të kryejë transferimin e përhershëm tek skuadra e RB Leipzig dhe një transferim i tillë pritet që ti kushtojë skuadrës gjermane rreth 18 milionë euro.
Spanjolli u bashkua me skuadrën gjermane në shtatorin që lamë pas në formë huazimi dhe tashmë skuadra e Nagelsmann po kërkon blerjen përfundimtare të tij pas paraqitjeve të mira që ka bërë ai.
Deri më tani me skuadrën gjermane ai ka zhvilluar 12 takime në të gjithë kompeticionet.