Menaxhmenti i Rossonerëve prej tani e ka gati planin për merkaton e verës dhe tashmë është zbuluar emri i futbollistit që pritet të kushtojë më së shtrenjti gjatë verës.
Bëhet fjalë për talentin gjerman të Borussia Monchengladbach, Florian Neuhaus i cili do të jetë objektivi kryesor i kuqezinjëve gjatë kësaj vere.
Për 23 vjeçarin janë interesuar edhe dy skuadrat e mëdha gjermane të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Në këtë verë Maldini dhe Massara nuk kanë shumë kohë në dispozicion dhe nëse dëshirojnë blerjen e tij atëherë duhet që të nxitojnë dhe mos të negociojnë në aspektin financiar.