Benzema tek gjiganti i Serie A!

Nga Spanja vjen lajmi që këtë verë sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema mund të vendosë për tu transferuar tek AC Milan.

Francezi mund të jetë pasardhësi i Zlatan Ibrahimovic.

Siç raporton Diariogol.com, Rossonerët e kanë vëzhguar situatën e francezit tek Los Blancos dhe këtë verë numri 9 mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll në kërkim të një aventure të re.

Edhe pse ekonomikisht duket një marrëveshje e vështirë kjo gjë nuk e frikëson Milanin për arsye se francezi ka një potencial që mund të jetë vendimtar në luftën për titull.

Vet Benzema akoma nuk ka deklaruar që do të qëndrojë tek Real Madrid pasi dëshiron të shikojë veten nëse do të jetë akoma në gjendje që të luajë në formën e tij më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here