Dy goditje në merkaton e janarit, Scudetto do të rikthehet në San Siro

Milani gjendet në pozitën e parë në Serie A pas nëntë ndeshjeve të luajtura. Rosonerët janë shkëputur pesë pikë nga vendi i dytë dhe kanë filluar të besojnë te titulli.

Megjithatë Rosonerët janë të vetëdijshëm se kanë një rrugë të gjatë përpara dhe se skuadra ka nevojë për përforcime.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Milanit do të kryejnë dy goditje në merkaton e janarit, një sulmues dhe një mbrojtës.

Për vijën e mbrojtjes Milan synon transferimin e Ozan Kabak ose Mohamed Simakan.

Sa i përket sulmit Rosonerët janë në bisedime me Florian Thauvin, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Mirëpo Rosonerët synojnë transferimin e tij në janar për një shifër simbolike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here