Mes Interit dhe Juventus është duke u hapur një front i ri beteje tashmë për të siguruar shërbimet e futbollistit të Sampdorias, Mikkel Damsgaard.
Claudio Ranieri ka arritur që të nxjerrë më të mirën prej tij këtë sezon duke tërhequr interesime nga skuadra të ndryshme duke përfshirë edhe Premier League ku West Ham është e gatshme për çmendurira për ta sjellë atë në Londër.
Sampdoria e transferoi atë sezonin e kaluar për 6 milionë euro dhe tashmë vlera e tij në treg është trefishuar.
Juventus dhe Inter janë të vendosur për transferimin e tij dhe emri i tij pritet të jetë njëri ndër më të ‘nxehtit’ të merkatos verore.