Milan këtë verë pritet që të mbetet pa njërin prej futbollistëve kryesorë të saj.
Diogo Dalot nuk pritet të vazhdojë qëndrimin tek Rossonerët dhe për këtë arsye ai pritet që të shitet tek Paris Saint Germain për një shifër prej 25 milionë eurosh.
Në këtë mënyrë skuadra e Piolit pritet që të rikthejë vëmendjen tek Emerson Royal.
Braziliani aktualisht është i huazuar tek skuadra e Real Betis mirëpo kartoni i tij zotërohet nga Barcelona.
Për të bindur Barcelonën për shitjen e tij duhet që Milan të ofrojë një shifër prej 25 milionë eurosh, shifër kjo që pritet të arrihet nga shitja e disa futbollistëve që nuk janë pjesë e planeve të Piolit.