Everton në ndjekje të Rabiot!

Everton ka rikthyer vëmendjen e saj dhe do të mundohet që këtë verë ta çojë deri në fund aksionin për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, raporton France Football.

The Toffees janë të gatshëm që këtë verë të bëjnë një ofertë serioze për transferimin e tij dhe Juventus gjithashtu ka shfaqur interesim për ta lënë të lirë 25 vjeçarin që të largohet.

Everton tentoi transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar por pa sukses mirëpo tashmë Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend që të pengojë një gjë të tillë për një futbollist që deri më tani ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here